UIBC dhe CEBP vizitë në ambjentet e NELA Group

Në datën 30 Shtator 2021 patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambjentet e Nela Group:
  • Presidentin e Konfederatës Botërore të Bukës, Z. Antonio Arias;
  • Presidentin e Konfederatës Europiane të Bukës, Z. Günther Koerffer;
  • Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës Europiane, Z. José María Fernández del Vallado.
Gjatë vizitës, miqtë patën mundësinë të njihen nga afër me historikun e familjes tonë dhe fillesat e para të sipërmarrjes. Po kështu, gjatë vizitës, të ftuarit u njohën edhe me procesin e punës tonë, veçanërisht në sektorin e bukës, brumrave dhe pasticerisë.
 
Përfaqësuesit e Konfederatës Botërore të Bukës dhe të Konfederatës Europiane të Bukës, vlerësuan traditën tonë të hershme, sidomos atë të përpunimit të gurit në mulli me gur, por edhe sipërmarrjet e viteve të fundit, teknologjitë bashkëkohore në përdorim si dhe arritjet tona.
 
Faleminderit!
Thank you!
Tack!
Gracias!