Brumëria

Byrek i bërë me dorë

Në vitin 2010, kërkesa e madhe e një produkti që në zanafillë prodhohej nga mjeshtrat furrëtarë, bëri që Nela Group t’i dedikojë një linjë të posaçme vetëm byrekëve tradicionalë të bëra me dorë. Çdo byrek i bërë me dorë me forma të ndryshme vinte me shijen e veçantë të byrekut të bërë plot përkushtim si në shtëpi.

Recetat e ndryshme janë me përbërës të zonës për t’i dhënë sa më shumë shijen artizanale të byrekut.

Aq të kërkuara ishin byrekët saqë stafi i linjës së brumërave u zgjerua me 50 vetë. Nuk mjaftoi me kaq. Jo vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera kërkonin byrekët Nela. Linja e brumërave u detyrua të automatizojë disa procese, por mbajti gjithmonë linjën plotësisht artizanale të prodhimit me dorë.

Në 2018, Nela Group eksporton prodhimet e linjës së re të byrekëve edhe në Kosovë.

Peta NONA

Peta Nona është një risi e vitit 2017. Të frymëzuar nga gjyshja e shtëpisë, nipërit Nela vendosën të prodhonin peta për byreke dhe bakllava për festat e fundvitit.

Suksesi ishte i menjëhershëm. Peta Nona ishte ajo që zonjat e shtëpisë po prisnin, për të bërë byreke dhe bakllava me shije por pa u lodhur duke bëre petat në mënyrë tradicionale.

Peta Nona për byrekë dhe bakllava siç i bënte NONA.

Produktet