Të bëra me dashuri, përkushtim dhe shumë çokollatë: Njihuni me parajsën e adhuruesve të ëmbëlsirave në Tiranë
Nga https://www.neps.al
“Nela” janë padyshim 4 gërmat që personifikojnë punën e palodhur të një familjeje të madhe për të arritur këtu ku janë sot: 6 pika furrash buke dhe pastiçerie në kryeqytet! Secili ndihet i përfaqësuar për kontributin që ka dhënë, duke çuar kështu përpara një trashëgimi, që pikënisjen e ka që nga stërgjyshërit.Tashmë “Nela” është një grup lider në prodhimin e bukës, pastiçerisë dhe brumërave. Tri pikat kryesore të suksesit të kësaj sipërmarrjeje që daton që prej vitit 1991, janë tradita shumëvjeçare, profesionalizmi dhe cilësia e garantuar.
Elementi i veçantë që i jep shije, bukës së prodhuar tek “Nela” është mulliri prej guri i cili bën që mielli të prodhohet në mënyrë artizanale. Kjo e fundit është absolutisht një gjë shumë e rrallë në ditët tona. Bluarja e miellit me mullirin prej guri bën që buka të ruajë vlerat ushqyese dhe fibrat e nevojshme. Stafi i madh i “Nelës” arrin të nxjerrë në treg plot 280 varitete bukësh, për të gjitha shijet dhe nevojat e konsumatorëve.
Secili prej tyre është i specializuar në një fushë të caktuar dhe niveli që përfaqësojnë sot në tregun shqiptar është ndoshta shembulli i mirë kur do t’i tregosh dikujt sesi bashkimi bën fuqinë.“Nelën” e zgjedhin të gjithë, të rritur e të vegjël. Çmimet e produkteve të tyre nuk kufizojnë xhepat e askujt. Po pyesni veten se çfarë u pëlqen më shumë konsumatorëve shqiptarë, buka apo ëmbëlsirat? Është fakt, populli ynë nuk rri dot pa i futur në shportë të dyja alternativat!
Tek “Nela” do të mund të gjeni një ëmbëlsirë origjinale e quajtur “Nelacta” që është një përzierje shijesh mes pandispanjës së bardhë, kremit të lajthisë dhe çokollatës lacta.
Interesantja është se zona është një faktor kyç kur bëhet fjalë për ëmbëlsirën më të shitur. Dyqanet që ndodhen më afër qendrës preferojnë kombinimet ekstravagante dhe shijet moderne ndërsa zonat më në periferi preferojnë më tepër ëmbëlsirat me natyrë tradicionale.
Tortat e personalizuara janë gjithashtu një pikë e fortë e “Nelës”. Më besoni që çdo dëshirë e juaja mund të përkthehet në diçka të ngrënshme dhe me shumë ngjyra. Përmes tortave ju mund të zgjidhni t’i thoni dikujt sa shumë e doni, një mesazh indirekt të tipit: “Martohu se na ngele në derë”, por edhe për t’i uruar mirëseardhjen në jetë një bebushi të sapolindur.
“Nela” s’mund të mungojë as tek dita më e bukur e një çifti: Dasma! E vërteta është se çiftet shqiptare i dëshirojnë tortat shumëkatëshe si për të ndjellë ardhjen e shumë fëmijëve në jetë dhe nga ana tjetër të ngarkuara me shumë lule, për të tërhequr vëmendje e për të treguar madhështi. “Nela” është pastiçeria e parë që bashkëpunon me SnapFood duke pasur një larmi të konsiderueshmë ëmbëlsirash në menunë e saj duke filluar nga tortat me fruta pylli, me çokollatë apo pastat me mjedër, monalisa dhe oreo.
Çfarë do të ishte më e lehtë sesa në momentin që mendja ju shkon për një ëmbëlsirë, ti ta porosisësh në SnapFood duke zgjedhur Pastiçeri Nela?
Një biznes familjar i këtij lloji është mesazhi i qartë që transmeton besim, traditë dhe cilësi duke pasur si kryefjalë pasionin! Pasionin për të mirën, për të bukurën, për të shijshmen!/Copyright: neps.al
Realizoi: Adela Zeneli