Buka në traditën e popullit tonë

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë më 6 Tetor 2021
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me Shoqatën e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave organizuan eventin “Buka në traditën e popullit tonë” më datë 1 Tetor 2021 në ambjentet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Eventi u hap nga presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë Z. Luan Bregasi. I ftuar në këtë event ishte dhe Kryetari i Ligjeve Ekonomike dhe Financiare Z. Eduard Shalsi. Morën pjesë edhe Presidenti i Konfederatës Botërore të Bukës dhe Pasticerisë dhe Presidenti i Konfederatës Europiane të Bukës dhe Pasticerisë. Qëllimi i i vizitës së dy Presidentëve të Konfederatës Botërore (UIBC) dhe asaj Europiane (CEBP) ishte njohja me arritjet dhe sukseset e prodhuesve te bukes dhe pasticerise në Shqiperi, si edhe mbeshtetja nga ana e tyre për prodhimin artizanal, si një qëllim i rëndësishëm dhe objektiv kryesor i dy Konfederatave.
Gjatë aktivitetit promovues të prodhimit të bukës në trevat shqiptare organizuar nga Dhoma Kombetare e Zejtarise në kuadër të vizitës së delegacionit nga Konfederata Botërore dhe Konfederata Europiane e Bukës, Nela Group prezantoi gjatë panirit të mbajtur, bukën e thekrës, një bukë tradicionale e malësisë së Tiranës si dhe bukën tonë natyrale. Sekreti për shijen e tyre autentike qëndron pikërisht në bluarjen e grurit në mulli me gur. 

Për më shumë, vizitoni: https://www.youtube.com/watch?v=1KE3E0_Ih2A