Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nderon me titullin “Mjeshtër” Z. Avni Nela

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë më 17 Tetor 2019
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nis dhënien e titullit “Mjeshtër”. Aplikantët për titull u vlerësuan për profesionalizmin, punët inovative dhe kontributin e dhënë në trasmetimin e dijeve tek profesionistët e rinj. Profesionistët zejtarë dëshmuan punën e tyre mbi 10-vjecare në profesionin për të cilin morën titullin “Mjeshtër”. Prezantuan para komisionit punimet e tyre inovative të cilat i bëjnë të veҫantë në profesionin e tyre zejtar si dhe vlerësimet që ato kanë marrë ndër vite. Po ashtu ata dëshmuan kontributin e dhënë në formimin e “ndihmësve”  profesionistëve të rinj. Profesionistët zejtarë që morën titullin “Mjeshtër” janë të sektorëve të ndryshëm dhe ky ritëm i dhënies së titujve nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë do të vijojë edhe në ditët në vazhdim duke u fokusuar në sektorët e industrisë.
Nela Group përshëndet vlerësim me titullin “Mjeshtër” në sektorin e prodhimit të bukës akorduar Z. Avni Nela nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë gjatë konferencës me temë ‘’Formimi profesional, praktik dhe modern për të plotësuar nevojat e biznesit me fuqi punëtore të kualifikuar’’.
Z. Nela u vlerësua pikërisht për profesionalizmin, punët inovative dhe kontributin e dhënë në trasmetimin e dijeve tek profesionistët e rinj, duke dëshmuar kështu dhe punën mbi 10-vjeçare në profesionin për të cilin mori titullin “Mjeshtër”.
Në këtë konferencë ishin të ftuar figura të njohura Shqiptare dhe ndërkombëtare si Z. Luan Bregasi President i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj, Ambasadori i Republikës Federale Gjermane Z. Peter Zingraf, Sekretarja e Shtetit të Landit Rheinland Pfalz Znj. Daniela Schmitt si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Dhomave të Zejeve Koblenz Z. Ralf Hellrich. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë klientët tanë që na kanë besuar ndër vite si dhe kolegëve të tjerë po Mjeshtra për mbështetjen e tyre për këtë arritje dhe bashkëpunimin e rrallë në këtë industri. Gjithashtu, faleminderit Dhoma Kombetare e Zejtarise për vlerësimin me këtë titull. Ne urojmë që tituj të tillë të vazhdojnë edhe në të ardhmen ndaj të gjithë atyre që punojnë dhe besojnë fortë tek puna e tyre.