NELA GROUP

Furrë Buke dhe Pastiçeri Nela

Sektori i furrave dhe pastiçerisë Nela përfaqëson kombinimin e traditës artizanale me strukturën profesionale të prodhimit të organizuar. Me një portofol të gjerë produktesh dhe receta të standardizuara, ky sektor mbështet furnizimin e përditshëm të tregut me produkte të freskëta dhe cilësore.

Rrjeti i furrave operon mbi bazën e përdorimit të miellit të prodhuar nga vetë fabrika Nela, duke siguruar uniformitet në cilësi dhe shije në të gjitha pikat e prodhimit dhe shitjes.

PASTIçERI NELA

Shërbimet

Prodhimi i Bukës

Prodhimi i bukës realizohet përmes proceseve të fermentimit natyral dhe brumosjes artizanale, me cikle të kontrolluara nga 6 deri në 18 orë. Ky proces garanton: cilësi të lartë ushqyese, tretshmëri më të mirë dhe standard të qëndrueshëm produkti.

Me një gamë të gjerë mbi 200 lloje bukësh, Nela pozicionohet si një nga prodhuesit më të diversifikuar në tregun shqiptar të bukës artizanale.

Pastiçeri

Produkte të ëmbla tradicionale dhe moderne, të realizuara me përbërës të përzgjedhur dhe procese prodhimi të standardizuara, të përshtatshme për retail, evente dhe furnizim profesional.

NELA GROUP

Pasticeri Nela

Pastiçeri Nela fillon aktivitetin e saj duke iu referuar traditës së ëmbësirave pikërisht nga artizanati i punishtes tradicionale para viteve ‘90.

Menjëherë, në vitin 1991, pastiçerisë i shtohet një linjë shumë e rëndësishme dhe sukseshme; punishtja e akulloreve, nga të parat në Tiranë, e cila ofronte shumllojshmëri shijesh për publikun. Në fillim të viteve ‘90, tek Pastiçeri Nela mund të gjenit tortat më të mira në Tiranë; marenga, me vezë, me gjalp dhe krem gjalpi.

Embëlsira tradicionale dhe me shërbet si: biskota, gurabije, pasta-sy, sheqerpare, bakllava dhe shëndetlie. Çokollata dhe bonbone me letra shumëngjyrëshe. Me shumllojshmërinë e produkteve, Nela ishte një ekspozitë e shijes së pastiçerisë tradicionale në Tiranë.

PASTICERI NELA

SHERBIMET

Evolimi i Pasticerise

Si në çdo sektor edhe në pastiçeri, shijet e klientëve sa vijnë e rafinohen. Në vitin 2001, Pastiçeri Nela sjell shumë risi në repartet e saj të prodhimit. Jo vetëm metodologjia por edhe përbërësit vijnë nga më cilësoret. Stafi trajnohet periodikisht duke ndjekur seminare për risitë e botës së pastiçerisë në vende të ndryshme të Evropës.

Sot pastiçeria Nela ka një staf prej 80 vetash në 6 reparte të ndryshme:

– Reparti i brumërave
– Reparti i pandispanja dhe i krepave
– Reparti i shërbetërave
– Reparti i Çokollatave
– Akulloret dhe Semifredo.

Torta te Personalizuara

Çdo ëmbëlsirë, çdo tortë për festën tënde do të marrë formën që ti ke imagjinuar falë profesionistëve tanë të ëmbëlsirave. Nuk mund të vendosësh? Mjeshtrat pastiçierë do të mendojnë një tortë me pamje të veçantë për festën tënde.

Embelsira

Çdo ëmbëlsirë, çdo tortë për festën tënde do të marrë formën që ti ke imagjinuar falë profesionistëve tanë të ëmbëlsirave. Nuk mund të vendosësh? Mjeshtrat pastiçierë do të mendojnë një tortë me pamje të veçantë për festën tënde.