Shijo dhe

jeto gjatë!

Nga fushat në tryezë. Siguria dhe cilësia duhet të bashkohet në çdo produkt ushqimor. 

100 vjet traditë

Një rrugëtim që nis nga tradita dhe vazhdon me pasion.

Kjo nuk është thjesht historia e një biznesi. Është historia e një familjeje, e një trashëgimie që kalon brez pas brezi, e punës së ndershme, përkushtimit dhe dashurisë për njeriun dhe bukën. Një histori e gjatë, e brumosur me mirësi.

rreth nesh

Nela Group është ndërtuar mbi një trashëgimi familjare dhe një përvojë të konsoliduar ndër breza në prodhimin artizanal të produkteve ushqimore. Aktiviteti ynë ndërthur traditën shqiptare të prodhimit me standardet bashkëkohore të industrisë ushqimore, duke vendosur cilësinë dhe sigurinë ushqimore në qendër të çdo procesi.

MISIONI

Misioni i Nela Group është të prodhojë dhe të ofrojë produkte artizanale me identitet të fortë shqiptar, të realizuara me standarde të larta cilësie dhe sigurie ushqimore.

Në qendër të këtij misioni qëndrojnë njerëzit tanë, mjeshtrat, profesionistët dhe çdo punonjës që çdo ditë kontribuon me përkushtim në procesin e prodhimit.

VIZIONI

Vizioni i Nela Group është të konsolidohet si një referencë rajonale në prodhimin e miellit, bukës, brumërave dhe pastiçerisë artizanale, duke zhvilluar vazhdimisht kapacitetet prodhuese, teknologjinë dhe ekspertizën njerëzore.

Ne synojmë të ndërtojmë një model të qëndrueshëm zhvillimi, ku tradita, profesionalizmi dhe inovacioni ecin paralelisht.

VLERAT

Vlerat e Nela Group bazohen në trashëgiminë familjare dhe në kulturën e punës që kemi ndërtuar ndër vite. Ato udhëheqin çdo vendim dhe çdo proces brenda kompanisë.

Cilësia dhe Siguria Ushqimore.

Besimi tek Njerëzit.

Respekti për Traditën Artizanale.

Kujdesi për Klientin.

Përgjegjësia Ndaj Komunitetit.

Integritet dhe Besueshmëri.

KOMPANITë

Furrë Buke Pastiçeri Nela

Sektori i furrave dhe pastiçerisë Nela përfaqëson kombinimin e traditës artizanale me strukturën profesionale të prodhimit të organizuar…

Fabrika e Miellit

Fabrika e Miellit Nela përfaqëson bazën strategjike të aktivitetit prodhues të kompanisë dhe një nga asetet tona më të rëndësishme…

Brumërat Tradita Nona

Produkte brumi të përgatitura me receta tradicionale, lëndë të para cilësore dhe metodologji prodhimi që ruajnë autenticitetin dhe stabilitetin…

Shijo dhe jeto gjatë!

Nga fushat në tryezë. Siguria dhe cilësia duhet të bashkohet në çdo produkt ushqimor. 

100 vjet traditë

Një rrugëtim që nis nga tradita dhe vazhdon me pasion.

Kjo nuk është thjesht historia e një biznesi. Është historia e një familjeje, e një trashëgimie që kalon brez pas brezi, e punës së ndershme, përkushtimit dhe dashurisë për njeriun dhe bukën. Një histori e gjatë, e brumosur me mirësi.

RRETH NESH