100 vjet traditë;

E njëjta cilësi përgjatë 4 brezave

Nga fushat në tryezë. Siguria dhe cilësia duhet të bashkohet në çdo produkt ushqimor. Sot, çdo konsumator dëshiron të njohë çdo produkt që blen dhe konsumon. Mbi të gjitha, çfarë konsumojnë fëmijët e tyre. Për këtë arsye, çdo prodhues duhet të sigurohet që produktet e tij të jenë sa më natyrale dhe me vlera të larta ushqyese.

Tradita më shumë se 100 vjeçare e familjes NELA dhe mullinjtë me gurë, garantojnë siguri ushqimore, vlera të larta ushqyese dhe mbi të gjitha shije për çdo klient të produkteve NELA. Konsumatorët që blejnë me pakicë dhe ata me shumicë gjejnë të njëjtën cilësi në çdo produkt të NELA Group.

Besimi i klientëve fitohet me mund dhe nuk blihet. Dedikimi i familjes NELA vjen nga kjo moto e trashëguar nga paraardhësit e tyre.

Një histori e gjatë

e brumosur me mirësi

Eksperienca e parë me furrën dhe tregtinë për familjen Nela nis në vitin 1890 në Kavallë (Greqi). Katër vëllezër të familjes NELA, nga të cilët edhe gjyshi i trashëgimtarëve të sotëm Sadiku, hapin një furrë buke dhe një han. Në vitin 1923, familjet NELA kthehen në Shqipëri duke u vendosur në Selitë të Malësisë së Tiranës. Ne vitin 1929 hapin një furrë buke midis Rrugës se Elbasanit dhe Pazarit të Ri, e cila punoi deri në vitin 1940. Gjatë viteve në vijim, Nelat u morën me tregtimin e borës nga e cila prodhohej akullorja e asaj kohe për qytetin e Tiranës.

Në vitet ’50 Sadiku bashkë me fëmijet e tij vendosen në Yzberisht. Bashkë me të birin e tij, Isufin (Lala), kalisnin gurët dhe shpesh riparonin mullinjtë me gurë për të gjithë koperativat e zonës. Pas viteve ’90, me një kapital të vogël fillestar, 4 vëllezërit NELA, në gjurmët e paraardhësve të tyre, arritën të ripërtërinin traditën familjare e cila filloi në Kavallë duke e plotësuar atë me risitë teknologjike bashkëkohore.

Pas viteve ’90, ata filluan aktivitetin duke investuar në pastiçeri dhe prodhimin e akullores. Më pas riinvestuan në furra buke dhe në mulli me gurë për një miell sa më cilësor. Sot vëllezërit NELA, në brezin e 4, pas pikënisjes në Kavallë, ruajnë të njëjtat formula dhe pasion për punën ashtu si 100 vjet më parë gjyshërit e tyre.

Rrugëtimi ynë …