Fillimi i viteve ‘90

Pastiçeri Nela fillon aktivitetin e saj duke iu referuar traditës së ëmbësirave pikërisht nga artizanati i punishtes tradicionale para viteve ‘90.

Menjëherë, në vitin 1991, pastiçerisë i shtohet një linjë shumë e rëndësishme dhe sukseshme; punishtja e akulloreve, nga të parat në Tiranë, e cila ofronte shumllojshmëri shijesh për publikun.

Në fillim të viteve ‘90, tek Pastiçeri Nela mund të gjenit tortat më të mira në Tiranë; marenga, me vezë, me gjalp dhe krem gjalpi.

Embëlsira tradicionale dhe me shërbet si: biskota, gurabije, pasta-sy, sheqerpare, bakllava dhe shëndetlie. Çokollata dhe bonbone me letra shumëngjyrëshe.

Me shumllojshmërinë e produkteve, Nela ishte një ekspozitë e shijes së pastiçerisë tradicionale në Tiranë.

Evolimi i Pastiçerisë Nela

Si në çdo sektor edhe në pastiçeri, shijet e klientëve sa vijnë e rafinohen. Në vitin 2001, Pastiçeri Nela sjell shumë risi në repartet e saj të prodhimit. Jo vetëm metodologjia por edhe përbërësit vijnë nga më cilësoret. Stafi trajnohet periodikisht duke ndjekur seminare për risitë e botës së pastiçerisë në vende të ndryshme të Evropës. 

Sot pastiçeria Nela ka një staf prej 80 vetash në 6 reparte të ndryshme:

– Reparti i brumërave

– Reparti i pandispanja dhe i krepave

– Reparti i shërbetërave

– Reparti i Çokollatave

– Akulloret dhe Semifredo.

Torta të personalizuara

Çdo ëmbëlsirë, çdo tortë për festën tënde do të marrë formën që ti ke imagjinuar falë profesionistëve tanë të ëmbëlsirave. Nuk mund të vendosësh? Mjeshtrat pastiçierë do të mendojnë një tortë me pamje të veçantë për festën tënde.

Zbulo përbërësit, format dhe shijet e ëmbëlsirave Nela. ↓