Buka Nela

 

Zgjidh bukën tënde midis 228 lloje bukësh dhe zbulo herë pas here recetat e reja të bukës nga vende të ndryshme. Mbi 480 receta të gatshme, zbulohen herë pas here.

Bukë, Kripë e Zemër

 

Furrat e bukës Nela, janë një mozaik dhe ekspozitë i 228 llojeve të bukëve të ndryshme me miellin cilësor të bluar nga mullinjtë me gurë. Gjashtë furra ofrojnë çdo ditë bukën me brumë të ardhur në mënyrë artizanale për cilësi dhe vlera ushqyese sa më të larta. 

Brumosja Artizanale

 

Mjeshtrat furrxhinj, duan të shfrytëzojnë deri në maksimum potencialin e miellit me metodën Nela dhe prodhojnë bukën vetëm me brumë të ardhur në mënyrë artizanale. Të gjitha bukët cilësore Nela janë të bëra me brumë të ardhur dhe kalojnë një cikël nga 6 deri 18 ore orë. Ky është një proces i gjatë por i domosdoshëm për të pjekur një bukë të veçantë për cilësi e cila ruan gjatë vlerat e larta ushqyese.

Motoja e cila buron nga një këshillë e gjyshit është edhe përbërësi kryesor i recetave Nela: “Bëje punën mirë dhe shihe tjetrin në sy”.

Mjeshtrat Furrëtarë

 

Mjeshtrat furrëtarë të furrave Nela janë mbi 30 dhe ruajnë të gjithë me rigorozitet recetat eksluzive të familjes Nela.

Që nga furra e parë të gjithë mjeshtrat që janë integruar në organikun e furrave Nela, janë trajnuar së pari mbi tipologjitë e ndryshme dhe vlerat ushqyese të miellit Nela. Më pas janë trajnuar se si mund t’i japin formë dhe të pjekin me kujdes çdo bukë, për tër ruajtur karakteristikat dhe vlerat ushqyese.

Furrtarët Nela, trajnojnë çdo furrtar që furnizohet nga Nela për çdo varietet të ri mielli që propozohet nga mullinjtë Nela.

Gjej Furrën më afër teje ↓

ZIP / Address:
Radius:

Albumi i Bukëve