Mullinjtë me Gurë

 

Mullinjtë me gurë Nela, janë të vetmet në Shqipëri që bluajnë miell me cilësi të lartë ushqyese duke përzgjedhur drithërat më të mira nga vendet me traditë në kultivimin e tyre.

Nelat janë të parët që sjellin në Shqipëri, mulli me gurë të teknologjisë gjermane dhe përvojën e bluarjes së avashtë për të përfituar nga drithërat, cilësinë dhe vlera sa më të larta ushqyese.

Pas viteve ’90 Nelat janë të parët që sjellin kulturën e të ushqyerit shëndetshëm në një kohë kur prodhimi industrial i miellit ishte normë.

Mulliri Nela

Metoda Nela

 

Metoda Nela, e bluarjes së drithërave dhe mirëmbajtjes së mullirit, është metodë unike që takon traditën 100 vjeçare të familjes me teknologjinë gjermane duke u fokusuar tek cilësia dhe jo te sasia. Sasia e ulët e bluarjes në 24 orë, bën të mundur ruajtjen e cilësisë shumë të lartë të miellit.

Drithërat

Drithërat që bluhen nga mullinjtë e miellit Nela, përzgjidhen nga varieteti vendas. Atëherë kur mungojnë drithërat nga Shqipëria, importohen nga vende dhe kultivues me traditë të gjatë në kultivimin e drithërave.

Për të plotësuar nevojat e tregut dhe të kërkesave në furrat e bukës Nela, drithërat përzgjidhen edhe importohen edhe nga shtete si: Greqia, Franca, Koracia dhe Kazakistani. Të gjitha vendet nga ku ka origjinë gruri i importuar, kultivuesit janë përzgjedhur më parë nga vëllezërit Nela. Marrëdhënia e gjatë dhe e shëndoshë me eksportuesit, është e rëndësishme sepse garanton gjithnjë të njëjtën cilësi superiore.

Drithërat vendase, përveç zonës përreth Tiranës, vijnë kryesisht nga zona e Korçës:

  • - Grurë i butë
    - Grurë i fortë (granoduro)
    - Thekër
    - Qiqra

  • - Misër i bardhë
    - Misër i kuq
    - Tërshërë
    - Tritikal


Cilësia e Miellit

 

Origjina e drithërave është e rëndësishme për të prodhuar një miell cilësor, por metoda e bluarjes është themelore dhe ndikon mbi 90% në cilësinë dhe vlerat ushqyese të miellit. Sasia dhe mbi të gjitha metoda e bluarjes, bëjnë që mielli i mullinjve Nela të ruajë të gjitha vlerat ushqimore duke qenë mielli më i mirë në treg.

Nela i ofron shqiptarëve miell cilësor për të pjekur dhe konsumuar një bukë me vlera sa më të larta ushqyese dhe të shijshme.

Shiko Varietetet e bukërave Nela ›

ZIP / Address:
Radius:

Llojet e Miellit