100 vjet traditë

E njëjta cilësi përgjatë 4 brezave.

Nga fushat në tryezë. Siguria dhe cilësia duhet të bashkohet në çdo produkt ushqimor. Sot, çdo konsumator dëshiron të njohë çdo produkt që blen dhe konsumon. Mbi të gjitha, çfarë konsumojnë fëmijët e tyre.

Për këtë arsye, çdo prodhues duhet të sigurohet që produktet e tij të jenë sa më natyrale dhe me vlera të larta ushqyese. Tradita më shumë se 100 vjeçare e familjes NELA dhe mullinjtë me gurë, garantojnë siguri ushqimore, vlera të larta ushqyese dhe mbi të gjitha shije për çdo klient të produkteve NELA.

Konsumatorët që blejnë me pakicë dhe ata me shumicë gjejnë të njëjtën cilësi në çdo produkt të NELA Group.

Besimi i klientëve fitohet me mund dhe nuk blihet. Dedikimi i familjes NELA vjen nga kjo moto e trashëguar nga paraardhësit e tyre.

HISTORIKU

FILLIMI I NELA 

Hapet furra e bukës dhe hani NELA në Kavallë (Greqi), ku zhvilloi aktivitetin deri në 1923 nën drejtimin e 4 vëllezërve Nela dhe më pas nën emrin ‘MeNela’ ka qenë aktive deri në vitet ’90.

1890

Një histori e gjatë
e brumosur me mirësi

Eksperienca e parë me furrën dhe tregtinë për familjen Nela nis në vitin 1890 në Kavallë (Greqi). Katër vëllezër të familjes NELA, nga të cilët edhe gjyshi i trashëgimtarëve të sotëm Sadiku, hapin një furrë buke dhe një han. Në vitin 1923, familjet NELA kthehen në Shqipëri duke u vendosur në Selitë të Malësisë së Tiranës. Ne vitin 1929 hapin një furrë buke midis Rrugës se Elbasanit dhe Pazarit të Ri, e cila punoi deri në vitin 1940.

Gjatë viteve në vijim, Nelat u morën me tregtimin e borës nga e cila prodhohej akullorja e asaj kohe për qytetin e Tiranës. Në vitet ’50 Sadiku bashkë me fëmijet e tij vendosen në Yzberisht. Bashkë me të birin e tij, Isufin (Lala), kalisnin gurët dhe shpesh riparonin mullinjtë me gurë për të gjithë koperativat e zonës. Pas viteve ’90, me një kapital të vogël fillestar, 4 vëllezërit NELA, në gjurmët e paraardhësve të tyre, arritën të ripërtërinin traditën familjare e cila filloi në Kavallë duke e plotësuar atë me risitë teknologjike bashkëkohore.

Pas viteve ’90, ata filluan aktivitetin duke investuar në pastiçeri dhe prodhimin e akullores. Më pas riinvestuan në furra buke dhe në mulli me gurë për një miell sa më cilësor. Sot vëllezërit NELA, në brezin e 4, pas pikënisjes në Kavallë, ruajnë të njëjtat formula dhe pasion për punën ashtu si 100 vjet më parë gjyshërit e tyre.

PRODUKTET

Rreth Nesh

fabrika e miellit

Mullinjtë me Gurë

Metoda Nela

Drithërat

Mullinjtë me gurë Nela, janë të vetmet në Shqipëri që bluajnë miell me cilësi të lartë ushqyese duke përzgjedhur drithërat më të mira nga vendet me traditë në kultivimin e tyre.

Nelat janë të parët që sjellin në Shqipëri, mulli me gurë të teknologjisë gjermane.

Metoda Nela, e bluarjes së drithërave dhe mirëmbajtjes së mullirit, është metodë unike që takon traditën 100 vjeçare të familjes me teknologjinë gjermane duke u fokusuar tek cilësia dhe jo te sasia. Sasia e ulët e bluarjes në 24 orë, bën të mundur ruajtjen e cilësisë shumë të lartë të miellit.

Drithërat që bluhen nga mullinjtë e miellit Nela, përzgjidhen nga varieteti vendas. Atëherë kur mungojnë drithërat nga Shqipëria, importohen nga vende dhe kultivues me traditë të gjatë në kultivimin e drithërave.

PRODHIMI

Furra e bukes

Zgjidh bukën tënde midis 228 lloje bukësh dhe zbulo herë pas here recetat e reja të bukës nga vende të ndryshme. Mbi 480 receta të gatshme, zbulohen herë pas here.

Brumera

Në vitin 2010, kërkesa e madhe e një produkti që në zanafillë prodhohej nga mjeshtrat furrëtarë, bëri që Nela Group t’i dedikojë një linjë të posaçme vetëm byrekëve tradicionalë të bëra me dorë.

Pasticeri

Pastiçeri Nela fillon aktivitetin e saj duke iu referuar traditës së ëmbësirave pikërisht nga artizanati i punishtes tradicionale para viteve ‘90.