Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese, ja pse duhet të hani vetëm bukë të zezë

 

nga Revista Living më 19 Prill 2021

Që buka është pjesë e rëndësishme e jetës tonë, kjo është e ditur tashmë. Por ajo që na mundon shpesh herë është zgjedhja midis qindra llojeve bukësh që ekzistojnë në treg. Të gjithë mund të pyesim: cila është e duhura për ne? Cila është më e shëndetshme dhe cila nuk duhet të mungojë në vaktet tona?

Në një vizitë në një nga pikat e shumta të Furrë Buke dhe Pastiçeri Nela u gjendëm me një shumëllojshmëri bukësh secila me karakteristika të ndryshme. Tek dëgjuam vajzat e shitjes që në mirësjellje e sipër i sugjeronin klientëve të tyre bukën e zezë, bukën integrale, buken e thekrës u ndalëm një moment të pyesnim se cilat ishin veçorite e këtyre bukëve.

Vajzat na shpjeguan se furra e tyre ruan disa receta tradicionale të prodhimit të bukës dhe arsyeja se përse veçojnë bukën e zezë përtej vlerave ushqimore që kanë, lidhet dhe me metodën e bluarjes së miellit në mulli me gur, një metodë bluarje artizanale dhe unike në rajonin tonë, e cila bën të mundur ruajtjen e të gjitha vlerat ushqyese të tij.

Në të gjitha pikat e shitjes Nela Pastry and Bakery, plot 7 pika në qytetin tonë, ofrojnë një gamë të gjerë prodhimesh brumi dhe buke nga më të ndryshmet. Ndër arritjet e tjera që vumë re ishte edhe vlerësimi i marrë rishtazi si “Mjeshtër të Bukës” nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Po le te ndalemi edhe një herë tek buka e zezë: Cilat janë arsyet se përse duhet zgjedhur një bukë
e zezë?

Gjatë vizitës tonë në një nga pikat Nela, na njohën me disa arsye shumë të thjeshta të cilat janë të njohura botërisht edhe nga nutricionistet më të famshëm në botë. Furrat e bukës Nela, janë një mozaik dhe ekspozitë i 228 llojeve të bukëve të ndryshme me miellin cilësor të bluar nga mullinjtë me gurë. Cdo ditë, në furrat Nela zbulohen dhe prodhohen të paktën mbi 15 lloje bukësh të zeza ose sic njihen ndryshe me miell të zi. Në përbërjën bazë të tyre është edhe bashmajaja ose e njohur ndryshe si brumi i ardhur, një tjetër metodë artizanale e përgatitjes së bukës.

Buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik. Gjithashtu, buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 si dhe ndihmon me konstipacionin. Nëse doni të keni një diet të balancuar apo dhe të
humbisni peshën e tepërt, atëherë buka e zezë nuk duhet të mungojë në vaktet tuaja.

Prodhuesit e kësaj furre këshillojnë vecanërisht bukën e thekrës, integralen, dinkel dhe bio: “Preferoni bukën e zezë, të freskët dhe të pathekur, të ngjeshur dhe të paprerë në feta!”. Meraku për të bërë një buke natyrale, bio, të shijshme, pa maja dhe me miell integral, e bën kompanine NELA të prodhojeë bukën më të mirë në qytet. / Copyright: Revista Living.